FOTO+VIDEO/ Shiu dhe dëbora përmbysin rrugët e ishullit grek, Santorini

Moti i keq që ka përfshirë shtetin fqinj Greqi ka lënë gjurmë të forta dhe në ishullin grek, Santorini.

 Në zona si Messaria, ngushticat janë kthyer në lumenj, ndërsa situata paraqitet e vështirë në zonat pranë aeroportit. 

Makineritë e rënda të bashkisë së ishullit grek kanë dalë në rrugë dhe po tentojnë të largojnë dëborën për të mbajtur hapur trafikun.

Temperaturat gjithashtu janë shumë të ulta.