Revolta e banorëve para Kuvendit sot drejtohet nga familjet e Paskuqanit

Pak minuta para hapjes së seancës parlamentare, përpara Kuvendit të Shqipërisë ka nisur protesta e banorëve që po dëbohen nga shtëpitë e tyre në  lagjen 5 Maji, në Laprakë dhe në Paskuqan.

Protestuesit janë trefishuar tashmë, me përfaqësues nga të trija lagjet e mëdha të Tiranës, pasi banesat e ndërtuara prej tyre do të shemben për t’i hapur rrugën projekteve të rindërtimit të bashkisë së Tiranës.

Kriza më e fundit e dëbimeve nga pushteti vendor u shkaktua dje në Paskuqan, ku dhjetëra familjeve u shkuan fadromat në dyert e shtëpive pa paralajmërim ndërkohë që ato prisnin legalizimin e banesave.

As familjet e Paskuqanit nuk janë kundër projektit, por kërkojnë kompensim për shtëpitë ku kanë jetuar prej më se 20 vjetësh.