Arjan Konomi ironizon ashpër Erionin, ja ‘dhurata’ që i bëri ai pasi e la Ana

Ana dhe Erioni patën një afrimitet shumë të madh gjatë hyrjes së saj në program e duket se ai e harroi Mikelën.

Por,pasi edhe Edi u bë pjesë e ‘Përputhen” duket se Ana e ‘la në harresë” Erionin, ndërsa nga ana tjetër Arjan Konomi gjithmonë e kishte paralajmëruar këtë të fundit se Ana do t’i linte dopjo gjashtën në dorë.

Arjani sot me nisjen e programit tha se ka një dhuratë për Erionin.

Ai i dhuroi Erionit një dopjo gjashtë, domino.

Arjani: Nuk para bëj dhurata. Nuk kam bërë asnjë dhuratë këtë emision, por ishte Prime-i, ndodhën gjithë ato debate e situata dhe nuk ishte momenti. Mqs sot është takimi i Mikelës dhe Bledit, kisha një dhuratë, por për Erionin.

Erioni: Për mu? Hajde...

Arjani i la dopjo gjashtën në dorë dhe studioja qeshi.

Erioni: E çmoj shumë.

Elona, e cila vazhdon prezanton programin në mungesë të Borës e pyeti Mikelën se çfarë mendon.

Mikela: Arjani të lë ndonjëherë pa tekst.

Erioni: Arjani e ka pak me spec këtë.

Mevlani: Nëse e mban mend ta pat thënë dikur.

Erioni: E pat than.