Mehmeti me dorë të hekurt, përjashton nga stërvitja dy lojtarët e pabindur

Partizani përballet me Teutën ditën e shtunë në orën 16:45, sfidë e vlefshme për javën e 19 të Superligës.

Të kuqtë janë në përgatitje për këtë duel, teksa edhe dje kanë zhvilluar stërvitjen e radhës. Trajneri Mehmeti ka ngritur tonet, me shtypin e shkruar që bën me dije se Liço dhe një talent nga akademia janë përjashtuar nga stërvitja.

Mendohet se në momentin që lojtarët po zhvillonin provat e forcës, dy futbollistët nuk kanë ndërruar atletet, duke qenë me takat e lojës. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Mehmetit, që në fund është parë duke biseduar me Liçon, teksa besohet se gjërat janë sheshuar.