Milani projekton stadiumin e ri, Gazidis: Do të jetë më i miri në Evropë, çelësi i zhvillimit të klubit

Milani ka komunikuar për publikun projektin e zgjedhur për stadiumin e ri.

Në një intervistë për “Gulf Neës”, CEO i kuqezinjve, Ivan Gazidis, flet edhe për stadiumin e ri, që e shikon si themel të zhvillimit të klubit, qytetit dhe futbollit italian.

“Kjo është diçka në të cilën ne si klub besojmë fort, sikurse dëshmohet edhe nga projekti i stadiumit të ri të Milanit. Ai do të jetë më i miri dhe më i qëndrueshmi në Europë.

Gjithashtu do të jetë çelësi i zhvillimit të ardhshëm të klubi, qytetit të Milanos dhe futbollit italian në përgjithësi”, ka thënë Gazidis mes të tjerash.