Tronditet Facebook për herë të parë në historinë e saj 18 vjeçare

Gjigandi i medieve sociale Facebook ka parë rënie të përdoruesve të tij aktiv të përditshëm për herë të parë në historinë e saj 18 vjeçare.

Meta, kompania mëmë e Facebook, njoftoi se numri i përdoruesve aktiv ditorë ka rënë në 1 miliard e 929 milion në tre muajt e fundit.

Ky numër ishte 1 miliard e 930 milion në të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i Metës, Mark Zuckerberg është shprehur se arsyeja e rënies së përdoruesve aktiv ditorë është se të rinjtë po iu drejtohen platformave konkurruese.

Gjithashtu firma po sheh dhe ngadalësim të të ardhurave përballë konkurrencës të mediave të tjera sociale si TikTok dhe Youtub, ndërkohë që reklamuesit po shkurtojnë shpenzimet.

Meta, e cila zotëron platformën e dytë më të madhe të reklamave dixhitale në botë pas Google, tha se është prekur edhe nga ndryshimet e privatësisë në sistemin operativ të Apple.

 

Sipas Dave Wehner, shefi financiar i Meta-s, ndryshimet e kanë bërë më të vështirë për markat që të synojnë dhe masin reklamat e tyre në Facebook dhe Instagram dhe kjo mund të kenë një ndikim "afërsisht 10 miliardë dollarë" për këtë vit.