Bentancur letër Juves: 'Kam veshur një fanellë historike dhe prestigjioze'

Rodrigo Bentancur i kushtoi Juventusit një letër plot dashuri.

Mesfushori uruguaian më në fund u tha lamtumirë bardhezinjve, duke kaluar te Tottenham për 19 milionë plus 6 bonuse .

“ Ky klub më dha mundësinë të vij në Evropë shumë i ri, të garoj në një kampionat të rëndësishëm si ai italian, por mbi të gjitha të vesh një fanellë historike dhe prestigjioze – ka shkruar ai në Instagram – Ishte një nder për mua dhe do të jem gjithmonë. I jam mirënjohës Juventusit dhe gjithë familjes së Juventusit për këto 4 vite e gjysmë të mrekullueshme të kaluar së bashku ”, shkroi mesfushori i Tottenham.

“ Përpara se të filloj aventurën time të re në Premier League , dua të falënderoj dhe të uroj një fat të madh për bashkëlojtarët e mi të jashtëzakonshëm, trajnerin dhe gjithë stafin e trajnerëve për sezonin aktual. Një grup i madh që jam i sigurt se do të japë maksimumin në çdo ndeshje për të arritur objektivat e tij. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë në Continassa për profesionalizmin e tyre dhe që nuk më kanë bërë kurrë të humbasë asgjë vitet e fundit. Faleminderit dhe një përqafim i madh për të gjithë tifozët e Juventusit që më pritën në Torino me shumë dashuri dhe që më kanë mbështetur gjithmonë. Faleminderit shumë dhe  #FinoAllaFine  #ForzaJuve ! ", përfundoi letrën Bentancur.