Zyrtare/ Tirana mendon për të ardhmen, siguron shërbimet e talentit shkodran

Tirana mendon për të ardhmen. Bardheblutë kanë nënshkruar me portierin e Shqipërisë U17, Tomas Kiri, për tre vite.

I riu ishte pjesë e moshave të Shkëndijës së Tiranës, ndërsa më parë ka qenë te moshat e Vllaznisë. E ardhmja e tij do të jetë me bardheblutë, që kanë dalë me njoftim si më poshtë:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Tomas Kiri. KF Tirana ka arritur marrëveshjen me portieri 17-vjeçar dhe tashmë ai do të jetë pjesë e bardhebluve për tre sezonet e ardhshme.

Shtatlarti i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi dhe stafit teknik”.