Kronika rozë që i kushtoi presidentit të CNN-it pozicionin e tij

Jeff Zucker është njeriu që njihet si reformator i rrjetit ikon televiziv CNN.

Aksionet e tij po rriteshin dita ditës derisa ra si ‘rrufe në ajër’ dorëheqja e tij.

Askush nuk e dinte se çfarë do të pasonte kur Zucker do të merrte dhe të lexonte emailin që iu dërgua.

Tronditja ishte e madhe kur u bë e ditur se emri i Zucker-it iu shtua listës së gjatë të burrave të gjithëfuqishëm të cilët u përjashtuan brenda natës dhe karriera e tyre mori fund.

Presidenti i televizionit CNN Jeff Zucker dha dorëheqjen të mërkurën pasi pranoi se ishte në një marrëdhënie konsensuale me një drejtuese tjetër të rrjetit televiziv. 

Zucker tha se e kishte konfirmuar marrëdhënien kur u pyet për të në kuadër të një hetimi ndaj gazetarit Chris Cuomo, i cili u pushua nga puna pasi doli në pah se kishte ndihmuar vëllain e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai po hetohej për ngacmime seksuale.

“Duhej ta kisha raportuar kur filloi marrëdhënia, por nuk e bëra një gjë të tillë,” u shpreh zoti Zucker. “Gabova.”

Nuk është ende e qartë se kush do ta drejtojë televizionin CNN përpara se të caktohet presidenti i ardhshëm.

Me anë të një deklaratë, zoti Zucker tha se do të kishte dashur që mandati i tij të kishte përfunduar ndryshe por shtoi se përvoja e tij në CNN kishte qenë e mrekullueshme.

Në emailin e dërguar nuk përmendet emri i personit me të cilin Zucker ishte në një lidhje por sipas nënkryetarit ekzekutiv të CNN Michael Bass është nënkryetarja ekzekutive e CNN dhe shefja e marketingut.

Sipas Bass, Golllust e ka pranuar përfshirjen e saj në këtë marrëdhënie.

Allison Gollust