Greqi/ Ndërron jetë ish-presidenti Christos Sartzetakis

Ish-presidenti i Greqisë Christos Sartzetakis është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 92 vjeçare.
 

Sartzetakis vitet e fundit po përballej me probleme të rënda shëndetësore.

Christos Sartzetakis ishte gjyqtar suprem dhe shërbeu si President i Republikës së Greqisë nga 1985-1990.

Ish-presidenti grek fitoi njohje mbarëbotërore për rolin e tij në vrasjen e deputetit të majtë, Grigoris Lambrakis.

Si president i Greqisë ai ushtroi detyrat e tij me shumë përkushtim ndaj Kushtetutës, veçanërisht në periudhën e trazuar 1989-1990, kur garat elektorale nuk i dhanë shumicë absolute asnjë partie, shkruajnë mediat greke.

Ai lindi në Neapoli të Selanikut në vitin 1929.

Babai i tij ishte oficer i Xhandarmërisë, me origjinë nga Chania ndërsa  nëna e tij, familja Grammenopoulos nga Sklithro i Follorinës.

Ai lindi në Neapoli të Selanikut në vitin 1929. 

Ishte diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Selanikut dhe hyri në drejtësi në vitin 1955.

Në vitin 1956 ushtron detyrën e gjyqtarit të paqes në Kleisoura të Kastorisë, në vitin 1963 shërbeu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Selanikut dhe u bë i njohur si hetues për rastin e vrasjes së deputetit të majtë Grigoris Lambrakis.

Në vitin 1968, në kohën e juntës, shkarkohet nga drejtësia dhe më pas arrestohet dy herë, torturohet në EAT-ESA dhe burgoset, pa gjyq.

 Ai u lirua nga burgjet e juntës pas një proteste ndërkombëtare në vitin 1971.

Me rënien e diktaturës u rikthye në shërbim në shtator 1974 me gradën Apelues.

Në vitin 1981 u gradua në gradën kryetar të Gjykatës së Apelit dhe në vitin 1982 në gradën Areopagitis.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 1985, Christos Sartzetakis u emërua nga PASOK dhe u zgjodh nga kjo dhe partitë e së majtës më 29 mars 1985 President i Republikës, detyrë të cilën e mbajti deri më 5 maj 1990. 

Pas vitit 1990 ai u tërhequr kryesisht nga jeta publike, megjithëse shkruante rregullisht artikuj në gazeta dhe boton artikuj në faqen e tij të internetit.

Ai ishte i martuar me Efi Argyriou, çifti ka një vajzë.