Ngjarja që tronditi Greqinë, ky është shqiptari që vrau 19 vjeçarin grek me thikë

Ditën e djeshme policia greke arriti të vërë në pranga autorin e vrasjes së 19 vjeçarit grek i cili ndërroi jetë gjatë një përleshje të ashpër në Selanik.

Ai ishte 23 vjeçari shqiptari i cili pritet të dalë në prokurori gjatë ditës së sotme.

23 vjeçari shqiptar

Në të njejtën kohë vendi ku dha frymën e fundit 19 vjeçari grek është mbushur me lule dhe qirinj nga qytetarët e thejshtë dhe tifozë.

Në videot nga kamerat e sigurisë në vendin e sulmit shihet 23 vjeçari shqiptar duke mbajtur në dorë një thike të madhe me teh të lakuar.

Shqiptari ishte një nga tre të dyshuarit e arrestuar pasi u identifikuar nga pamjet e videos si personi që hynte dhe dilte nga makinat që drejtoheshin nga grupi prej rreth dhjetë huliganësh të cilët sulmuar 19 vjeçarin grek dhe dy miqtë e tij disa metra larg stadiumit të futbollit të Aris në Selanik.

Sipas mediave greke 23 vjeçari shqiptar ka një të shkuar të errët, pasi në vitin 2019 ai doli në gjyq për shkak të një rasti dhune në stadium.

Gjithashtu nga informacionet 23 vjeçari shqiptar mund të ketë marrë pjesë në epsidet e rënda që njollosën finale e Kupës 2017 në Volos ku tifozët me njëri tjetrin u goditën me thika dhe armë vdjekëprurëse brenda në stadium.

Viktima 19 vjeçari grek