Këtë nuk e prisnim: Donaldi thumbon keq Bora Zemanin

Dy ditë më parë Einxhel dhe Donaldi debatuan ashpër me njëri-tjetrin.

Ndër të tjera, Einxhel i tha se e gjithë fama e tij vjen prej lidhjes së mëparshme me Bora Zemanin.

Kjo nuk u prit mirë nga Donaldi dhe një deklaratë e tij po bën xhiron e rrjetit.

Aktori ka thumbuar hapur Borën, duke i habitur të gjithë.

Donaldi: E di ti se çfarë kam bërë unë në jetën time? Nqs nuk e ke kuptuar, kujdes shpirti i vogël, sepse kam sakrifikuar më shumë se ty dhe ndoshta më shumë se ndonjë njeri tjetër këtu jashtë, se kam marrë përgjegjësi që të tjerët nuk i kanë marrë, përveç faktit që kam mbajtur një fletë në dorë dhe kanë dalë aty veshur bukur.

Einxhel: Për kë e kishe këtë?

Donaldi: Për atë që thua ti.