Inflacioni kalon parashikimet, Sejko: Ndikuese rritja e çmimeve të shportës

Vendi ynë po përballet me rritje të vazhdueshme  të cmimeve, por kjo ka ndikuar edhe në rritjen e inflacionit

NGA SYRI TV

Banka e Shqipërisë raporton se niveli inflacionit ka arritur në mbi 3%, shifër kjo e paparashikuar nga ana e Bankës Qendrore. Sipas guvernatorit Sejko, niveli i lartë i inflacionit do të qëndrojë edhe gjatë vitit 2022, për shkak të çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve ka çuar në nivele mjaft të larta inflacionin në vendin tonë. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, niveli i inflacionit ka kapur shifrat e paparashikuara, duke shtrënguar edhe rritjen ekonomike.

Shkak për këtë rritje të çmimeve është bërë kërkesa e lartë për konsum, ndërkohë që oferta është e ulët.

Pavarësisht këtij informacioni, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e ulët historik prej 0.5%.

Sejko pohoi se pavarësisht se ekonomia po pëson rritje, probleme po hasen në punësim. Guvernatori përsëriti edhe një herë apelin për të ulur borxhin public, pasi ulja e borxhit do të rriste qëndrueshmërinë fiskale.