Bashkëshorti i kryebashkiakes së PS i jep makinën Bashës, paguan edhe 'gjobën' te...kunati - Ja provat

Bashkëpunimi i Lulzim Bashës me Edi Ramën sa vjen dhe zgjerohet. 

Kryetari i shkarkuar i PD po shihet tashmë gjithnjë e më shumë si pjesë e socialistëve. 

Madje, ata i kanë munduar deputetit Basha edhe automjetin me të cilin ai lëviz. 

Makina i është mundësuar Lulzim Bashës nga kompania koncesionare Mektrin Motors e cila ka për pronar Roland Shahinin, bashkëshortin e kandidates së PS për kryetare Bashkie në Durrës, Emirjana Sako. 

Mektrin Motors ka pronësinë e automjetit tip Mercedes Benz me targa AA111EN. Basha ka thënë se makina është marrë me qira, por asnjëherë s'e ka bërë të ditur sa paguhen për përdorimin e saj. 

Leja e qarkullimit rrugor dhe karakteristikat e automjetit që përdor Lulzim Basha me targë AA 111 EN

Një burim tha për Syrin se edhe automjeti që përdor deputeti tjetër, Gazment Bardhi, i përket kompanisë koncesionare të Roland Shahinit. 

Si të mos mjaftojë automjeti që nxjerr zbuluar Bashën dhe partneritetin e hapur të tij me socialistët, në mes të kësaj meseleje nuk mund të mundonte ai, i përhershmi, kunati... 

Koncesionari Mektrin Motor me pronar bashkëshortin e kryebashkiakes socialiste të Durrësit paguan 'taksën' rregullisht te kompania e kunatit, Landmark Communications dhe shumat, siç mund ta shihni në dokumentin më poshtë, janë të konsiderueshme...