VIDEO/ 'Basha dhe Rama janë bashkë në dëm të opozitës dhe demokracisë shqiptare'

Koalicioni “Shtëpia e lirisë”, përmes një video-mesazhi të shpërndarë, shprehet se Basha dhe Rama janë bashkë.

“Shtëpia e lirisë” vlerëson se Rama e Basha janë bërë së bashku, në dëm të opozitës së vendit dhe të demokracisë shqiptare.

“Basha është kundër primareve, sepse nuk do që vendimet t’i marrë anëtarësia.

Basha është si Rama. Të dy bëjnë emërime, të dy nuk lejojnë zgjedhje në parti. Ata janë bashkë, në dëm të demokratëve, opozitës dhe shqiptarëve”, thuhet në mesazhin e aleancës “Shtëpia e lirisë”.