Noka: Agron Kapllanaj i përfshirë në tenderin e 5 Majit, kunati i Lulit përfshirë në Portin e Durrësit

Deputeti Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj nënkryetarit të PD Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanajt duke thënë se këto të fundit janë përfshirë në tenderin për ndërtimet në zonën e ‘5 Majit”

Në një intervistë për Ora News, Noka ndër të tjera tha se kunati i Lulzim Bashës është i përfshirë në kontratat që janë bërë për portin e Durrësit.

Flamur Noka: Më akuzuan mua për marrëveshje me Ulsi Manjën dhe Ramën. Tani e keni parë dosjen 184? Kush përflitet si opozitari që po mbron vlerat e forcës politike dhe votën e lirë në Dibër. Kë konsiderojnë si kundërshtar politik në Dibër, Edi Rama, Ulsi Manja,  Saimir Tahiri e gjithë me radhë?

Përmendej gjë brava apo ndonjë ushtar i bravës. Të gjithë shqetësim kishin opozitën e Flamur Nokës. Unë përfaqësoj atë vij në PD që nuk njeh dhe as se mendon kompromisin. Se kush bën pazare koha e ka vërtetuar.

Tenderin e “5 Majit”  e mori Kapllanaj me ushtarin e tij që e ka nënkryetar pengu, Alibeajn. Kush flitet për kontratë në portin e Durrësit, kunati im  kunati pengut. Keni dëgjuar ndonjë një familjar timin apo të gjithë komisionit të Rithemelimit, të flitej për pengje apo pazare.