VIDEO/ Momenti tragjik kur futbollisti shqiptar vdes në fushë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku Aleksandër Lambi është ndarë nga jeta gjatë një sfide futbolli.

Futbollisti shqiptar 21-vjeçar ra pa ndjenja në minutat e para të lojës.

Mjekët dhe lojtarët e të dyja skuadrave u përpoqën t’i vinin në ndihmë lojtarit, i cili u dërgua në spital, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte.

Mediat greke kanë publikuar pamjet ku ambulanca është futur në fushë, por për fat të keq i riu shqiptar nuk arriti të mbijetojë.