A pagoi për të qenë në ‘Sanremo’? Antonela: Lashë gojëhapur vipat italianë!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Për’puthen” ku dhe u bë e njohur për publikun shqiptar si dhe ish0konkurrente në “Big Brother VIP”. Antonela Berisha.

Ajo u largua nga shtëpia e “BBV” vetëm disa javë pasi hyri në show.

 

Së fundmi, Antonela ka qenë kryefjalë në media për shkak të pjesëmarrjes në “Sanremo 2022”.

E pyetur nga Bieta, ajo tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me “vip-at”.

 

“Jam mësuar në tv shqiptar, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë... se di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbet me gojë hapur. Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë ‘Top Channel’”, tha Antonela.