Mustafaj: Në Shkodër fiton kandidati i Berishës, ‘Shtëpia e Lirisë’ ka shanse edhe në Durrës

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit dhe mundësitë që ka secili kandidat për të fituar.

Sipas tij, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahia, ka mundësi që të fitojë këtë bashki, pasi është një njeri me shumë integritet.

Mustafaj u shpreh se Komisioni i Rithemelimit ka mundësi që të fitojë edhe Bashkinë e Durrësit, pasi kandidati i nxjerrë nga primaret është një burrë me integritet të lart.

“Unë besoj se Shkodrën do e marrë Komisioni i Rithemelimit. Bardh Spahia është një njeri me shumë integritet dhe një njeri në ngjitje brenda të djathtës shqiptare. Edhe në Durrës kanë shanse, pasi zoti Muka është një burrë me integritet të lart.

Durrësi në zgjedhjet e fundit ka votuar majtas, por le trë kemi parasysh faktorin ”Vangjush” që është provuar që i ka manipuluar zgjedhjet. Qeveria ka një avantazh në zgjedhjet lokale, pasi njerëzit  shohin si një mundësi bashkëpunimi bashkinë me qeverinë. Unë kam besim se njerëzit do të shkojnë përtej këtyre premisave”, u shpreh Mustafaj në Abc.