Nesër vjen në Tiranë/ Takim me Dukën dhe Ramën, zbulohet axhenda e kreut të UEFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, do të vijë në Tiranë nesër.

Slloveni do të takojë presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama.

Vizita e tij vjen në kuadër të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, që do të mbahen më 2 mars, por edhe prej presioneve politike që po bëhen.

Supersport ka zbardhur axhendën e Ceferin ditën e nesërme.

Presidenti i UEFA-s do të drekojë në fillim me Dukën dhe më pas do të takohet me kryeministrin Rama.

Më pas një vizitë në zyrat e FSHF-së, teksa i gjithë qëndrimi i tij në kryeqytetin shqiptar do të zgjasë 5 orë e gjysmë.

Axhenda e Ceferin

12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”

13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka

15:00 – takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama

16:00 – vizitë në FSHF

18:00 – largimi nga Tirana