PD nuk i jep kandidat/ Basha kandidon njeriun e Bamir Topit në Lushnje

Pamundësia për të caktuar kandidatë për zgjedhjet e 6 marsit, ka çuar Lulzim Bashën, t'i drejtohet për ndihmë Bamir Topit, për të huazuar individë nga partia e tij.

Ky është rasti i Indrit Sefës, kandidatit që Basha ka përzgjedhur për të garuar për Bashkinë e Lushnjës.

Lidhja e Sefës me FRD e Topit është e hershme.

Ajo daton që përpara vitit 2013, ndërsa në këtë vit kulmoi me daljen e tij si kandidat për deputet nën siglën e FRD që atë kohë ishte investuar fort për të rrëzuar nga pushteti PD-në.

Në atë kohë, FRD në Lushnjë do merrte vetëm 400 vota.

Burime të selisë thanë se për Bashkinë e Lushnjës ishte paracaktuar që të garonte Sajmir Korreshi, i cili u tërhoq duke preferuar të mbante mandatin e deputetit.

Të njëjtat burime shprehen se e njëjta gjë po ndodh në të gjashta bashkitë, ku njerëz me integritet nuk pranojnë të kandidojnë për Lulzim Bashën në këto zgjedhje, duke e detyruar këtë të fundit të kandidojë kush t’ia kërkojë.

Kjo jo vetëm për faktin se e dinë që humbjen e kanë të sigurt më Bashën, por edhe se e dinë fare mirë se pjesa më e madhe e anëtarësisë është larguar prej tij, duke e bërë kështu fushatën të pamundur.