VIDEO/ Mohon akuzat për borxhin, gazetarja i publikon bisedën telefonike Fjolla Morinës

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë martuar vitin e kaluar duke kurorëzuar dashurinë gjatë një pushimi luksoz në Maldive.

Agjencia turistike e cila i dërgoi atje, ka akuzuar çiftin që nuk ka paguar çmimin e udhëtimit dhe se kanë një borxh prej 18 mijë eurosh.

 

Në një intervistë të dhënë në “Klan Kosova”,  pronari i kompanisë turistike ka theksuar se kur erdhi koha e pagesës, Fisniku i dërgoi atij një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

Sipas tij, Syla nuk e pagoi borxhin e tij ndaj kompanisë, përveç tre mijë euro të paguar në dy transaksione të ndryshme.

 

Si rrjedhojë nga 21 mijë euro që ka kushtuar pushimi, biznesmeni nga Gjilani ka mbetur në borxh për pjesën tjetër prej 18 mijë eurosh.

Pas publikimit të lajmit Fjolla Morina ka reaguar duke u distancuar nga veprimet e bashkëshortit të saj.

Në një bisedë telefonike e kontaktuar nga “Klan Kosova”, këngëtarja mohon të ketë të bëjë me këtë rast duke thënë se nuk di asgjë se çfarë ka bërë ish-partneri i saj.

Në këtë bisedë ajo zbulon se nuk ka asnjë kontakt me Fisnikun dhe i mbyll telefonin gazetares.