Dalin pamjet/ Shqiptari vret me thikë 19-vjeçarin grek

Mediat greke kanë publikuar momentin, kur një 23-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë një grek.

Greku që mbeti viktimë quhet Alkis Kampanos. Ngjarja ka ndodhur dje, pas një sherri banal mes tifozëve në Selanik, raportojnë mediat helene.

Autoritetet kanë arrestuar sot, një ditë pas krimit, shqiptarin 23 vjeç.

Në videon e publikuar shfaqet një grup djemsh që vrapojnë nga një rrugë e ngushtë drejt një rruge kryesore dhe hipin në dy automjete, duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes.

Grupi i djemve që janë me mjete ka sulmuar grupin e djemve, ku ishte edhe Alkis.