Bien infeksionet, rritet numri i viktimave nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19. 

Nga 7,554 testime, janë konfirmuar 1,164 qytetarë të infektuar (1,533 ishte numri i të infektuarve dje). 

9 qytetarë kanë humbur jetën (7 ishte numri i viktimave dje), ndërsa 1,987 janë shëruar.  

Në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar

Situata
 
Janë kryer 7,554 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,164 qytetarë, në këto bashki:

529 në Tiranë, 64 në Vlorë, 52 në Shkodër, 46 në Durrës, Fier, 44 në Krujë, 33 në Gjirkastër, 32 në Lushnje, Berat, 22 në Sarandë, Elbasan,15 në Lezhë, 11 në Kamëz, Korçë, Skrapar, 10 në Patos, Devoll, Dimal, Kuçovë, Gramsh, 8 në Malësi e Madhe, Kurbin,Vorë, Divjakë, Tepelenë, Peqin, 7 në Kukës, Kavajë, 6 në Vau i Dejës, 5 në Selenicë, Kolonjë, Cërrik, 4 në Mirditë, Shijak, Mat, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Librazhd, 3 në Fushë -Arrëz, Tropojë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Belsh, 2 në Has, Rroskovec, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Prrenjas, 1 Dibër. 

Janë 17,236 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka nëntë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Puka 49 vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç.

Janë shëruar 1,987 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 240,642 që nga fillimi i epidemisë.
 
Statistika (02 Shkurt  2022)

Raste të reja ditore          1,164
Të shëruar në 24 orë       1,987
Të shtruar në spitale       128
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                7,554
 
Testime totale                 1,678,905
Raste pozitive                 261,240
Raste të shëruara            240,642
Raste Aktive                   17,236
Humbje jete                     3,362
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             7,702
Fier                 1,705
Shkodër          1,598
Vlorë              1,320
Elbasan           1,040
Gjirokastër       886
Berat                733
Lezhë               653
Korçë               648
Durrës              509
Kukës               313
Dibër                129