Tragjike në Greqi/ Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku Aleksandër Lambi është ndarë nga jeta gjatë një sfide futbolli.

Futbollisti shqiptar 21-vjeçar ra pa ndjenja në minutat e para të lojës.

Mjekët dhe lojtarët e të dyja skuadrave u përpoqën t’i vinin në ndihmë lojtarit, i cili u dërgua në spital, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në Kategorinë e Tretë të kampionatit grek.

Klubi që e kishte në pronësi, Apolon Smirnis reagoi në “Instagram” për këtë fatkeqësi.