U martuan në Maldive/ Kompania turistike akuzon Fjollën dhe Fisnikun për mijëra euro borxh

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë martuar vitin e kaluar duke kurorëzuar dashurinë gjatë një pushimi luksoz në Maldive.

Mirëpo agjencia turistike e cila i dërgoi atje, ka akuzuar çiftin që nuk ka paguar çmimin e udhëtimit dhe se kanë një borxh prej 18 mijë eurosh.

Në një intervistë të dhënë në “Klan Kosova”, pronari i kompanisë turistike ka theksuar se kur erdhi koha e pagesës, Fisniku i dërgoi atij një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

Dhe sipas tij, Syla nuk e pagoi borxhin e tij ndaj kompanisë, përveç tre mijë euro të paguar në dy transaksione të ndryshme.

Dhe si rrjedhojë nga 21 mijë euro që ka kushtuar pushimi gjithsej, biznesmeni nga Gjilani ka mbetur në borxh për pjesën tjetër prej 18 mijë eurosh.

Pas publikimit të lajmit Fjolla Morina ka reaguar duke u distancuar nga veprimet e bashkëshortit të saj, marrëdhënia me të cilin sot mbetet e paqartë pasi nuk dihet saktë nëse dyshja janë akoma bashkë apo të ndarë.

“Reagim: Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla Morina në reagimin e saj.