Range Rover dhe Diamant? Ja dhurata perfekte për Dajanën

“D-Night” quhet programi i prezantuar nga Dajana Shabani në “Rtv Ora”.

14 shkurti po afron dhe siç e dimë të gjithë është dita e të dashuruarve dhe më e bukura e kësaj dite janë dhuratat.

 

Fenomeni i rrjeteve sociale, Genardi Hajdini ka rënë aq shumë në mendime saqë nuk di se çfarë ti bëjë dhuratë Dajanës.

Për një vajzë si Dajana dhuratat “simbolike” janë një element i rëndësishëm.

 

Në një bisedë midis Dajanës, Genardit dhe Lulit të “Për’puthen”, Dajana ka zbuluar dhuratën që dëshiron të marrë për 14 shkurt.

 

Dajana: Për 14 Shkurt çfarë do të më dhurosh Genard?

Luli: Prit Dajana se më pyeti mua se çfarë dhurate të të bënte ty.

Dajana: Të tha vërtetë? Ja ta thjeshtësoj unë Genard. Unë vdes për diamante, por tani më është fiksuar një Range Rover i bardhë me xham panoramik dhe kur fiksohem unë e çoj deri në fund.

Çfarë do bësh tani? Të të lej zemra Diamantët se janë më pak?

Genard: Bobo wow wow u dashka me shit shpinë që të të blej Range Roverin.

Dajana: Po dy veshka për çfarë i ke, nuk shkon dot në banjo me një veshkë ti?