EMRI/ Shkatërroi shtyllat elektrike në Kurbin, ndalohet 57-vjeçari

Policia në Kurbin ka ndaluar shtetasin Sandër Nezha, 57 vjeç, pasi ka dyshime se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat), ku  si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.

Materialet hetimore për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit elektrik".

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë ndalimin e shtetasit Sandër Nezha, 57 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat), ku  si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit elektrik".