Pas anullimit të koncerteve, Adel do të përformojë në skenën e madhe të ‘Brit Awards’

Këngëtarja  enjohur Adel ditën e sotme ka ardhur më një lajm të mirë drejtuar të gjithë fansave.

Vetëm një javë më parë, ajo anulloi të gjitha shfaqjet e saj, pasi stafi ishte i prekur nga Covid-19,.

Gjatë ditës së sotme, Adel ka lajmëruar se do të jetë pjesë e Brit Awards.

“Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se do të performoj në Brits javën e ardhshme!! Shumë dashuri nga unë dhe Rich”- shkroi Adele.

Komenti i saj, “nga unë dhe Rich’ erdhi si kundërpërgjigje ndaj thashethemeve se marrëdhënia e saj me sportistin Rich Paul ishte në krizë.

Për herë të fundit, Adele performoi live në dy speciale televizive për të promovuar albumin e saj të ri “30” në nëntor.

Adel është nominuar në katër kategorinë ‘Brits’ gjatë këtj viti, mes tyre edhe ‘albumi i vitit’.

Nëse ajo arrin të fitojë katër çmime, do të barazojë Robbie Williams si artistja me më shumë Brit Awards, gjithsej 13 të tillë.