Akuzohet për ngacmim seksual, caktohet data e gjykimit për mbrojtësin francez

Mbrojtësi francez, Benjamin Mendy, i Manchester City ishte në burg që prej 26 gushtit, pas akuzave për ngacmime seksuale nga të paktën 7 vajza.  

Mendy para pak javësh u la Iirë nga gjykata, ndërkohë, ditën e djeshme  u paraqit për një seancë të shkurtër në gjykatën ‘Chester Crown’, ku gjyqtari z. Justice Thompson caktoi datën e gjykimit më 25 korrik 2022. 

Ai më pas do të paraqitet në gjykatë më 11 mars për një seancë të mëtejshme. 

Francezi përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual. 

Veprat e supozuara përfshijnë tre akuza për përdhunim që thuhet se kanë ndodhur më 11 tetor 2020, prekje seksuale më 2 janar të vitit të kaluar, dy akuza për përdhunim më 24 korrik dhe dy akuza për përdhunim më 23 gusht. 

Ai nuk ka pranuar ende akuzat dhe iu dha lirimi me kusht në një seancë të mëparshme në janar.