Premtim Kryemadhi: Dibranët nuk u qeverisën në 2 mandate, 'Skavica' një nga prioritetet e mia

Ditën e diel u bënë publike emrat e kandidatëve për kryetar bashkie, ku PD e përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit të cilët do të përfaqësojnë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ në zgjedhjet e 6 marsit. 

Në një proces historik që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, demokratët e Vorës, Lushjës, Durrësit, Shkodrës, Dibrës e Rrogozhinës zgjodhën me votë përfaqësuesin në garën e ardhshme për bashkitë e tyre.

Në një lidhje me Skype me emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ishte i ftuar Premtim Kryemadhi i përzgjedhur për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë Dibër.

Ai tregoi se Primaret, dhe pse aplikuar për herë të parë në Shqipëri, ishin një proces mjaft i suksesshëm.

"Ishte një proces model dhe gjej rastin të përshëndes dhe dy kandidatët e tjerë, dhe ju them se do të jenë bashkëpunëtorët e mi qoftë në fushatë apo në qeverisjen e pushtetit lokal. Realisht, problemet e Dibrës janë aq të mëdha sa duhet  shumë kohë t’i përmendim gjithsesi ne do të kemi nje program të detajuar nëse do ta fitojmë garën."

Pyetur nga moderatorja Dori, se cilat janë disa nga pikat në të cilat ai do të bazohet nëse do të zgjidhet më datë 6 mars, Kyemadhi u shpreh: Dhe pse një mandat i shkurtër 1 vjeçar, ne do ta përdorim atë për të kthyer shërbimin tek qytetarët, duke angazhuar një staf profesional të përkushtuar. Ajo çfarë dua të sqaroj është se staf profesional nuk do të thotë ‘spastrim’.

Në Bashkinë Dibër ka punonjës të mirë por në nivele 'specialist' ndërsa në nivele 'drejtuese' lënë për të dëshiruar. Qytetarët në gjithë këto vite nuk po qeverisen, në 2 mandate kanë provuar 5 kryetar bashkie të partisë socialiste, çfarë tregon se ata nuk kanë më çfarë japin.

Z.Kryemadhi gjithashtu nuk la pa prekur dhe një nga temat më të nxehta për qytetin e Dibrës dhe një nga premtimet e pambajtura kundrejt Dibranëve, 'Skavicën'.

'Ndërtimi i hidrocentralit te Skavicës nuk doli sot është një problem që diksutohet gjatë dhe gjithmonë Partia Demokratike e ka mbështetur ndërtimin e digave të vogla që nuk janë shkatërruese për të. Sigurisht që për këtë do të merret edhe mendimi i qytetarëve dhe i Këshillit Bashkiak i cili dhe pse është i majtë, ata janë qytetar të Dibrës.

Do të jem në ballë të gjithë protestave për mbrojtjen e qytetarëve dhe jo të qeverisë në qendër', u shpreh ai.

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë: