Zgjedhjet në FSHF & finalja e UEFA Europa Conference League/ E konfirmon FSHF: Ceferin nesër në Tiranë

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar përmes një postimi në faqen zyrtare vizitën një ditore të kreut të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ceferin do të mbërrij nesër në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 15:00 dhe më pas do të takojë presidentin e FSHF-së, Armand Dukën.

Siç bëhet e ditur do të diskutohen të gjitha problematikat e hasura para zgjedhjeve të datës 2 mars. Në njoftimin për mediet thuhej:

“Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën e enjte për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në ora 15:00 me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.”