'Askujt nuk i intereson për mua' Habit Ronela Hajati: 'Jam vetëm'

Ronela Hajati është një nga artistet e preferuara të publikut shqiptar, për shkak të këngëve, zërit dhe energjisë e pozitivitetit që ajo përcjell kudo që shkon.

Megjithatë, në një postim të fundit, duket se këngëtarja po kalon një periudhë shumë të keqe dhe nuk ndihet më optimiste.

Me një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” që na ka shqetësuar të gjithëve, Ronela ka shprehur disa copëza nga gjendja e saj emocionale, që mesa duket është shumë e ngarkuar.

Ajo ka thënë se, edhe pse, gjatë të gjithë jetës ka qenë pozitive dhe e qeshur, tani ndihet vetëm dhe është në ditët e saj më të këqija.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se çfarë dikush është duke kaluar”- ka shkruar ajo në “Instastory”.