Manchester City nis negociatat për rinovimin e kontratës, Bernardo Silva ka një kusht

Mesfushori, Bernardo Silva është në negociata me Manchester Cityn për të rinovuar kontratën edhe pas vitit 2025. 

Sipas “The Times”, Manchester City do t’i ofrojë një kontratë të re futbollistit. 

Silva është pjesë e Man Cityt që nga viti 2017, kur kompletoi kalimin për 45 milionë funte. Pas katër vite e gjysmë të suksesshme, portugezi ka shënuar 43 herë dhe dhuruar 46 asiste. 

Duke marrë parasysh formën e lartë që është duke kaluar me Man Cityn, skuadra angleze dëshiron ta bind për rinovimin e kontratës, duke mos i dhënë shanse të largohet nga “Etihad Stadium”. 

Ndërkohë, edhe Silva është i hapur për rinovimin e kontratës, nëse i premtohet pozita e titullarit