Jeta në 'flluskë' në Lojërat Olimpike të Pekinit - ME FOTO

Pekin - Që nga momenti kur pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike të Pekinit zbresin nga avioni, ata hyjnë në "flluska" - një sistem masash të rrepta kontrolli që synon të mbajë larg koronavirusin përsa kohë do të zgjasin Lojërat.

Gjithçka fillon në aeroport, ku punëtorët me kostume të bardha trupore udhëheqin atletët, trajnerët e tyre dhe të tjerët përmes procedurave të hyrjes, përfshirë testet e para të përditshme për COVID-19. Pjesëmarrësve u lejohet të kalojnë vetëm midiszonave të lojërave dhe vendit ku janë akomoduar, të gjitha këto me  autobusë të rezervuar posaçërisht. Kudo punëtorët spërkasin me dezinfektues, ndërsa banorët e flluskave matin temperaturën e tyre, qëndrojnë vigjilentë për çdo simptomë dhe testojnë vazhdimisht për virusin.

Qellimi? Për t'i mbajtur ata që marrin pjesë në Lojërat plotësisht të ndara nga popullata e gjerë kineze, duke i mbajtur të gjitha infeksionet në minimum brenda flluskës.

Në çdo hotel dhe vend, gardhet shënojnë një perimetër përtej të cilit ata brenda flluskës nuk mund të humbasin. Ata që janë brenda shikojnë një qytet që nuk mund ta vizitojnë. Ata jashtë shikojnë një aktivitet që do ta përjetojnë vetëm në televizion.