Si Lulzim Basha i kërkoi LSI të fuste në garë komunistin Hysni Milloshi

Pas shpalljes së koalicionit opozitar, Shtëpia e Lirisë, deputeti Lulzim Basha ndërmori një sulm duke u përqendruar te LSI.

Megjithatë, e vërteta është se Lulzim Basha është përfituesi më i madh i aleancave të PD-së me LSI-në.

Fitorja më e madhe ishte ajo për Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, kur Lulzim Basha garoi në një koalicion me disa parti, mes tyre edhe me LSI-në.

Falë 23 mijë votave të kësaj partie, Basha arriti të fitonte.

Por jo vetëm kaq, në garë ishte edhe komunisti Hysni Milloshi që ndihmoi në fitoren e Lulzim Bashës, pasi diferenca mes tij dhe Edi Ramës ishte tejet e ngushtë.

Për të gjithë ata persona afër Bashës, që po i fryjnë idesë se koalicionet duhen bërë vetëm me konservatorët, kujtojmë se ishte Lulzim Basha që i kërkoi LSI-së që të fuste në garë komunistin e ndjerë, Hysni Milloshi.

Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Hysni Milloshi u regjistrua pas një veprimi taktik të partive të koalicionit “Aleanca për qytetarin”.

Partia Komuniste kishte marrë në zgjedhje 457 vota në fletën e votimit për anëtarët e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, një numër i pamjaftueshëm votash ky për të fituar një mandat. Në këto kushte, Lëvizja Socialiste për Integrim i dha Partisë Komuniste një anëtare të saj në Këshillin Bashkiak, për t’i hequr Hysni Milloshit detyrimin të mblidhte 4854 firma në Tiranë.