Caka: Situata e fundit me Gjykatën Kushtetuese, tentativë për të marrë një tjetër 'ishull'

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë dje seancën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për ditën e enjte në orën 11:00.

Pas një seance të gjate maratonë, në fund të saj presidenca kërkoi të njihet me argumentet e kuvendit.

Këshilltari ligjor i kreut të shtetit Bledar Dervishaj argumentoi se faktikisht nuk ka një çështje konkrete për shkarkimin e Presidentit Meta dhe renditi një sërë shkeljesh që e kanë shoqëruar këtë proces.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese, në një lidhje me Skype për 'Kafe Shqeto', në Syri Tv ishte e ftuar Silva Caka, anëtare e kryesisë së LSI-së.

"Ajo që mua personalisht më bën përshtypje duke i parë dhe lexuar të gjitha edhe kërkesën që Presidenti i ka parashtruar Gjykatës Kushtetuese për përjashtimin e një pjese të trupës gjyqësore, në fakt për aq sa i lexon, kupton juridikisht se një pjesë e anëtarëve të kësaj trupe janë në një situatë e cila mund t’i çojë ata në të bërit të anshëm. Paanshëmria nuk garantohet nga kjo trupë gjyqësore."

E përsa i përket shtyrjes së seancës për ditën e enjte në orën 11:00 Caka shtoi:" Më thënë të drejtën kjo shtyrje nuk më pëlqen por sa më shpejt të jepet një vendim aq më mirë do ishte. Unë mendoj se e gjithë kjo situatë e krijuar nuk ka asnjë problematikë të ardhur nga institucioni i presidencës.

Është për të ardhur keq që pas shume vitesh pritjeje nga qytetarët shqiptarë për të pasuir një Gjykatë Kushtetuese ne ndodhemi para një gjykate që nuk merr mundimin dhe nuk denjon që t;i kthejë një përgjigje institucionale zyrtare presidencës. Po flasim për dy organe shumë të rëndësishme si presidenca dhe Gjykata Kushtetuese.’’

E pyetur nga moderatorja Dori se sa delikat është ky si moment kushtetues juridik, Caka theksoi se ajo e shikon gjithë këtë situatë si 'një tentativë për të marrë një tjetër ishull'.

"Të ndodhesh në kushtet ku të vendosësh në dyshim edhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese , pra do të thotë që kanë rënë parimi kryesor i pushtetit dhe kontrollit dhe shinat e demokracisë, pra ti ndodhesh në një zgript të jashtëzakonshëm që nuk të bën më as qytetar as shtet demokratik. Unë e shoh si një tentativë për të marrë një tjetër ishull, atë të presidencës."

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: