Ndërhyrjet e politikës në futboll, kreu i UEFA-s zbarkon në Tiranë

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin vjen në Tiranë ditën e enjte. 

FSHF bën me dije se ai do ketë një vizitë një ditore në kryeqytetin shqiptar. Pritej që Ceferin të vinte ditën e hënë, por agjenda e ngjeshur, bëri që vizita të shtyhej për pak ditë. 

Më pas Ceferin do të takojë presidentin e FSHF-së Armando Duka, do të ketë një tjetër takim dhe drekë pune. 

Arsyeja e kësaj vizite të Alexander Ceferin është padyshim periudha zgjedhore para Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, ku politika ka futur ‘hundët’ në botën e futbollit dhe zgjedhjen e presidentit të ri të FSHF-së. 

Gjithashtu, në këtë takim do të diskutojnë edhe për organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj