Ngjarja që tronditi Greqinë/ Masakroi me thikë të riun grek, arrestohet 23 vjeçari shqiptar në Selanik

Autori i dyshuar i vrasjes së 19 vjeçarit në Selanik është në prangat e policisë greke.

Sipas mediave greke autori i dyshuar i ngjarjes është 23 vjeçari me origjinë shqiptare me banim në Selanik me leje qëndrimi të përkohshëm në Greqi dhe tifoz i ekipit grek PAOK.

Është mësuar gjithashtu se 23 vjeçari shqiptar është pronari i njërës prej dy makinave në të cilat hypën autorët e ngjarjes së përgjakshme. 

 Arrestimi i tij ndodhi në kohën kur familja po i jepte lamtumirën e fundit 19 vjeçarit.

23 vjeçari shqiptar është dërguar në Komisariatin e Selanikut mbrëmjen e djeshme dhe pritet të dërgohet nesër në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Selanikut.

Ndërkohë, ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos , në një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka kontaktuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis ,  i cili e ka njoftuar se autori i vrasjes brutale është arrestuar pranë stadiumit Charilaou në Aris të Selanikut.