Zyrtare/ Ish-lojtari i Tiranës firmos për klubin polak

David Domgjoni është blerja më e re e skuadrës së Termalicës, skuadër që militon në elitën e futbollit polak.

Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit kryen një lëvizje surprizë teksa transferohet me parametra zero te skuadra polake pas përfundimit të kontratës me klubin e Luzernës në Zvicër.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës zvicerane është aktivizuar në total në kampionat në 6 ndeshje.

Gjithashtu mbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e Menemesporit në Turqi, e Kastriotit dhe Lirisë së Prizrenit.