FOTOLAJM/ Kur Lulzim Basha garonte dhe fitonte me siglën e LSI

Deputeti Lulzim Basha përdori një takim sot për të sulmuar koalicionin Shtëpia e Lirisë, duke e fokusuar vëmendjen te Lëvizja Socialiste për Integrim.

Por siç e kanë vënë në dukje politikanë, gazetarë dhe ekspertë, Lulzim Basha është përfituesi më i madh i aleancës mes PD dhe LSI.

Ai u bë ministër i Brendshëm prej saj, ndërkohë që në vitin 2011, arriti të merrte edhe Bashkinë e Tiranës.

Meqë po flitet për zgjedhjet lokale, kjo fletëvotimi tregon kohën kur Basha garonte dhe fitonte me 23 mijë votat e LSI-së në Tiranë.

Për ironi, këtë fitore, Basha u përpoq më mënyrë qesharake që ta shiste si një fitore personale. Në fakt koalicioni dhe e gjithë strategjia fituese ishin meritë e kryeministrit Sali Berisha.