‘Me myk dhe lagështirë’,Ja si paraqitet gjendja e banesave që Brad Pitt ndërtoi për familjet në nevojë

Gjatë vitit 2005, uragani Kaltrina shkatërroi një pjesë të mirë të banesave në Nju Orlins duke lënë jashtë një pjesë të mirë të banorëve pa mundësi ekonomike.

Megjithatë, falë një donacioni bujar me rreth 26,8 milionë dollarë nga ana e aktorit të njohur, Brad Pitt, bëri të mundur ndërtimin e 109 banesave.

Por le ti hedhim një sy se si paraqitet gjendja e tyre sot?

Dy prej tyre tashmë janë të rrëzuara për shkak të problemeve të rënda, ndërsa pjesa tjetër janë të mbuluara nga myku, insektet si dhe lagështia.

Shumë banesa janë bosh 20 vite pas katastrofës natyrore, ndërsa ato të banuarat kanë dëmtime në çati dhe probleme me sistemin hidraulik.

Madje disa prej banorëve të zonës kanë paditur fondacionin e aktorit Brad Pitt, që tashmë ka ndërprerë edhe asistencën për ta.