Pandev i thotë lamtumirë Genoas: ‘Është e vështirë të largohesh nga këto ngjyra'

Goran Pandev ka kaluar 7 vite te klubi i Genoas duke luajtur 187 ndeshje dhe ka kryer 32 gola e 12 asistime. Përmes profilit të tij në Instagram ai ka përshëndetur tifozët të cilët e kanë dashur shumë maqedonasin. 

“Është e vështirë të largohesh nga këto ngjyra. E ndjeva se ishte koha për të shkuar, askush nuk më ftoi ta bëja. 

Në këtë moshë është vetëm pasioni që të jep shtysën, vetëdija për të qenë pjesë e nje projekti. Nuk mund te pretendosh me veten, por do te jesh gjithmone ne zemren time, qyteti im, ngjyrat e mia, sheshi im. 

Faleminderit per emocionin qe me dhurove. Genoa pergjithmone! “

Goran Pandev është larguar në këtë merkato të janarit nga Genoa te Parma.