CDC tregon simptomën e variantit Omicron që duhet të shkohet urgjent tek mjeku

COVID-19 ka qënë së fundmi në rend të ditës me variantin Omicron.

Me përhapjen e këtij varianti i cili është më ngjitës se variantet e mëparshme, simptomat e COVID-19 po ndryshojnë gjithashtu.

Dhe në lidhje me këto simptoma të reja së fundmi Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e cili është institucioni më autoritar i SHBA-së për epideminë ka njoftuar 'simptomën urgjente' të variantit Omicron.

Sipas CDC nëse një person ka buzë të zbehta, gri ose blu institucioni thekson se ai person duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Në deklaratë thuhet se e njëjta gjë vlen nëse një person ka vështirësi në frymëmarrje, ndjen dhimbje ose presion të vazhdueshëm në gjoks, nuk mund të zgjohet ose të qëndrojë zgjuar, ose ka lëkurë ose shtretër të thonjve të zbehtë, gri ose blu në varësi të ngjyrës së lëkurës.