Ylli afgan i pornos tregon sekretin e talebanëve për filmat me pullë të kuqe

Ylli i pornos afgane nuk trembet kollaj.

Yasmeena Ali, 28 vjeç shprehet se ndihej e fuqizuar nga profesioni i saj, pavarësisht se supozohet se babai i saj po përpiqet ta vrasë për shkak të këtij profesioni.

Në një intervistë për 'The Post' ylli i pornografisë ka folur për rreziqet që ajo ka kaluar për shkak të këtij profesioni pasi ka lënë pas fenë dhe familjes e saj.

“Unë u befasova kur fillova të punoja për herë të parë në këtë industri me atë se sa mirë paguhen gratë në krahasim me kolegët e tyre meshkuj”, tha Ali për The Post duke shtuar:

"Shumë herë gratë në industri të tjera me kualifikime dhe përvoja më të larta nuk marrin të njëjtën pagë ose respekt si kolegët e tyre meshkuj."

Ali tani ka mbi 9 milionë shikime video në Pornhub. 

Por jo gjithçka ka qenë e qetë për ish-muslimanen, i cila tani banon në Evropën Lindore.

Talebanët janë hipokritë

Së fundmi Ali dha një intervistë për Tommie McDonald në podcasting e tij ‘I Hate Porn’.

Gjatë bisedës ylli i pornografisë është shprehur se talebanët janë dashnorë të fshehtë të pornografisë dhe në disa raste jo edhe aq sekret.

'Unë nuk do të habitesha nëse ata shikojnë pornografi. E megjithatë ato kufizojnë të drejtat e grave dhe kontrollojnë seksualitetin e tyre’ është shprehur Ali duke shtuar:

''Shoqëritë e shtypura seksualisht janë disi të fiksuara. Shumica e shikuesve janë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe India për shembull’.

Ndërkohë, Ali i tha podcast-it se ndihej e shtypur në Afganistan dhe “pa njerëz duke u rrahur” për refuzimin për të ndjekur urdhrat e talebanëve.

Ajo tha se kishte raste të shpeshta të "dhunës në familje" dhe shtoi se meshkujt homoseksualë në Afganistan nuk janë në gjendje të pranojnë seksualitetin e tyre të vërtetë nga frika se mos vriten.

Ali beson se ajo është në radarin e talebanëve, por thotë se ata sigurisht nuk janë të vetmit afganë që kanë problem me profesionin e saj joortodoks.

Jo vetëm që Ali është quajtur "ylli i pornografisë më i mirë i Afganistanit", ajo është përshkruar gjithashtu si " ylli i vetëm porno " i vendit..

"Ata nuk duan që Afganistani të njihet për pornografi," tha ajo për McDonald për afganët. 

“Ata mendojnë se zotërojnë trupin tim dhe çfarë mund të bëj me trupin tim nuk kam të drejtë ta tregoj atë'.

Si mësoi Yasmeena të donte seksin

Pasi u largua nga familja e saj kur ishte adoleshente, Ali thotë se duhej të çmësonte gjithçka që dinte, nga ushqimet që hante zakonisht deri te mënyra se si vishej. 

Pastaj erdhi vetë-eksplorimi i saj seksual.

“Nuk mund të masturboja. Nuk mund të përjetoja orgazëm”, tha ajo për përpjekjet e saj të dështuara.

Pas disa muajsh praktikë, ylli i pornografisë më në fund arriti kulmin, duke thënë se orgazma e saj e parë ishte "shkasi për shumë gjëra".

"Më ndihmoi të eksploroja gjërat," tha Ali.

Në të vërtetë, Ali po eksploron shumë gjëra të reja – shpesh në kamera. 

Ajo shihet në video të shumta treshe. 

Në një klip të vlerësuar me X, Ali shihet duke kryer një akt seksual ndaj një të ashtuquajturi "gjysh".

"Unë kam qenë gjithmonë një person rebel," tha Ali në intervistën e saj në podcast, duke shtuar se tani ndihet e lirë duke u shprehur:

"Instinkti im më thotë të jem kundër çdo gjëje që përpiqet të më shtypë"