Mimoza Kusari flet për herë të parë për martesën e vëllait të saj, e quan sulm politik

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila për herë të parë është deklaruar lidhur me martesën e vëllait të saj, që u be shumë mediatik dhe sikur ajo as e kishte uruar atë për martesë, shkruan Syri.net Kosova.

Zonja Kusari - Lila mbrëmë në "Kanal10" tha se gjithçka ishte sulm politik dhe se motrat edhe familja e saj janë gëzuar gjithmonë për sukseset e tij. “Nëse një shoqëri siç është shoqëria jonë pretendon të ketë lirinë e mirëfilltë, që ne e dimë çfarë do të thotë cenimi i lirisë, nuk ka të drejtë askush të gjykojë dikë tjetër në rast kur flasim për norma të pranuar në një shoqërie të mirëfilltë.

Mënyra dhe tendenca e të tjerëve që kinse në një status përmendin situatën në emrin tem, përmendin mosangazhimin publik të vëllait tim, por i përmendin edhe LVV, të trija bashkë - për mua nuk kishin mbështetje fare. Unë nuk kam pranuar të bëhem pre e një lufte që nuk ka pasur synimin mbrojtjen e të drejtave të personave të komunitetit LGBTI në Kosovë a po ka pasur synim për një luftë politike”, tha ajo.

Në fund Kusari-Lila ka thënë se ajo, motrat dhe familja gëzohen për sukseset e vëllait.