Mega-operacioni/ Ja EMRAT e të arrestuarve. Mes tyre Gaxhai, Grori...

Zbardhen emrat e personave që janë arrestuar gjatë operacionit të djeshëm në Elbasan. Personat, të cilëve u është komunikuar masë sigurie, janë punonjës policie, të dënuar, por edhe biznesmenë që operojnë pranë institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Personat e shoqëruar në këtë operacion të ndërmarrë nga policia e Elbasanit akuzohen për disa vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike, futjen e sendeve të ndaluara në burg, si dhe organizimin e lojërave të fatit.

Në  mesin e personave të arrestuar janë 11 punonjës të burgjev, IEVP Elbasan, IEV Peqin, IEVP Drenovë. Pjesa tjetër e të arrestuarve janë persona që merren me biznes në afërsi të burgut të Peqinit, një burrë dhe një grua, si dhe disa persona Vlora për lotari.

Mes të burgosurve që kanë qenë pjesë e grupit që fuste lëndë narkotike dhe sende të ndaluara në burgje ka dhe personazhe VIP.

Të arrestuarit:

Hysni Ndreu- polic,

Gazmir Meta- polic në Bradashesh,

Elvis Gjoci- kontrollor burgu në Bradashesh,

Gentjan Gjata- biznesmen,

Kastriot Gjella,

Erigers Miha,

Ervin Velia,

Genci Xhahysa i dënuar,

Klevis Delia i dënuar,

Dardan Xhahysa,

Enver Kasneci,

Delin Hajdari- i dënuar në Drenovë,

Aleksandër Llanaj- i dënuar,

Gazmir Braka- i dënuar,

Aleksandër Sinanaj- i dënuar në Peqin,

Arben Grori- i dënuar,

Leo Osmani- i dënuar,

Ilia Bashelli- punojnës policie në Drenovë,

Olgert Muça- punonjës policie në Drenovë,

Metko Nircelli- punonjës policie në Drenovë.