VIDEO/ Gol me kokë dhe asist ‘alla Messi’, Shaqiri protagonist në fitoren me përmbysje të Lyon

Lyon arriti të përmbysë Marsejën (2-1) dhe të dalë fitues nga dueli i prapambetur  në Ligue 1.

Heroi i ndeshjes për Lyon ishte padyshim Xherdan Shaqiri, i cili falë një goli dhe një asisti i dhuroi tri pikët skuadrës së tij.

Ndeshja nisi mjaft keq për “Les Gones”, të cilët e panë vetën në disavantazh pas 10 minutash lojë. Matteo Guendouzi shënoi për marsejezët, pqas asistit të Payet.

Mirëpo, Lyon nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arriti të përmbys gjithçka me Xherdan Shaqirin në të 76-tën dhe Dembelenë në të 89-tën, i cili u shërbye mjaft bukur nga lojtari me origjinë shqiptare.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Lyonit në Ligue 1, që e afron edhe më shumë skuadrën e drejtuar nga Peter Bozs me zonën evropiane.