EMRI/ Shtypet nga makina endacaku i shtrirë në rrugë, arrestohet shoferi

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Fier-Levan.

Një shofer 23-vjeçar që drejtonte një Benz ka shtypur me makinë një person që ishte shtrirë në rrugë, i cili dyshohet se ishte endacak dhe nuk është identifikuar ende.

Policia e Fierit njoftoi se e ka arrestuar shoferin Amarildo Memaj.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Amarildo Memaj, 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë. Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Po punohet për identifikimin e viktimës. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme," thekson Policia e Fierit.