Aksident në aksin Lezhë - Milot, 'Audi' rrëzon shtyllën elektrike

Aksident përsëri në aksin Lezhë - Milot, pak kilometra në dalje të Lezhës. Një automjet “Audi A4” ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën e energjisë elektrike në afërsi të rrethrrotullimit  të M.plusit.

Burime nga vendgjarja bëjnë të ditur se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia e Lezhës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar ngjarjen.